By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulmi terrorist në Banjskë, Kurti: Grupi terrorist nga Beogradi dështoi në sulmin tinëzar, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulmi terrorist në Banjskë, Kurti: Grupi terrorist nga Beogradi dështoi në sulmin tinëzar, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës
TOP Momenti

Sulmi terrorist në Banjskë, Kurti: Grupi terrorist nga Beogradi dështoi në sulmin tinëzar, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Momenti
Published: September 24, 2026

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë nga një grup i armatosur nga Serbia ka thënë se ky grup nga Beogradi kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës, por që ka dështuar falë vendosmërisë dhe profesionalizmit të zyrtarëve të rendit e të inteligjencës.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se Republika e Kosovës ka ngadhënjyer mbi agresionin dhe krimin, heroi mbi terroristë.

Sot bëhen tri vjet nga sulmi terrorist në Banjskë

Lexoni të plotë postimin:

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit ra në krye të detyrës për sundim të ligjit, në mbrojte të sovranitetit shtetëror dhe tërësisë territoriale të Republikës sonë, rreshteri i Policisë, tash hero i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Grupi terrorist paraushtarak i organizuar, dirigjuar dhe financuar nga Beogradi, së cilit i printe kryekrimineli Millan Radoiçiq, dështoi në sulmin tinëzar që kishte për qëllim konflikt të armatosur e gjakderdhje në manastir ortodoks të shekullit XIV, dhe mandej aneksimin e veriut të Kosovës. Kjo falë vendosmërisë dhe profesionalizmit të zyrtarëve tanë në rendit e të inteligjencës, politikë e publikë, në mbrojtje të Republikës, të paqes, të drejtave dhe sigurisë për të gjithë.

Në Banjskë, në vendin e sulmit aty, rruga sot mban emrin e heroit Afrim Bunjaku. Ndërkaq, tre kriminelë janë vrarë gjatë aksionit atë ditë, tre janë në burg që prej asaj dite, e të gjithë të tjerët do të përgjigjen para drejtësisë në vendin tonë herdokur. Shteti ynë asnjëherë nuk do të heq dorë në kërkim të tyre derisa të gjithë të kenë marrë gjykimin e drejtësisë dhe dënimin e merituar.

Është e vërtetë, ata na kanë bërë dëm e shkaktuar vuajtje, por ne kemi fituar. Shteti ynë i pavarur, Republika e Kosovës, ka ngadhënjyer mbi agresionin dhe krimin, heroi mbi terroristët.

Lavdi jetës dhe veprës së rreshterit, heroit Afrim Bunjakut!

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?