Policia e Shtetit ka identifikuar 12 personat e përfshirë në sulmin ndaj Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, gjatë tubimit të zhvilluar më 4 korrik.
Sipas policisë, një person është arrestuar, shtatë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa katër persona janë shpallur në kërkim.
I arrestuari është shtetasi me inicialet E.H., 33 vjeç. Ndërkohë shtetasit K.M., V.K., E.L., Sh.B., V.D., E.N. dhe B.K. u proceduan në gjendje të lirë.
Hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të policisë dhe godinës së komisariatit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për vepra penale si “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe vepra të tjera që lidhen me zhvillimin e tubimit. /Telegrafi/
