By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejtohet organeve policore  
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejtohet organeve policore  
Lajme

Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejtohet organeve policore  

Momenti
Published: May 18, 2026

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka deklaruar se departamenti ligjor i LDK-së ka dorëzuar një kërkesë në departamentin e krimeve kibernetike lidhur me, siç ka thënë ai, sulmet ndaj ish-presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas Manajt, LDK-ja po kërkon ndaljen e ofendimeve dhe sulmeve që, sipas tij, janë drejtuar kryesisht ndaj Abdixhikut dhe Osmanit, duke u bërë thirrje partive politike që t’i kthehen debatit normal politik dhe diskutimeve me argumente.

Your browser does not support the video tag.

Ai i cilësoi sulmet ndaj figurave të LDK-së si të papranueshme dhe kërkoi nga Policia e Kosovës që të ndërmarrë masa për të garantuar një fushatë zgjedhore të drejtë.

“Sot departamenti ligjor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar një kërkesë në departamentin e krimeve kibernetike kundër sulmeve që po i bëhen presidentes së Republikës, znj.Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, z.Lumir Abdixhiku. Ne e ftojmë të gjitha partitë politike që t’i kthehen debatit normal, që t’i lënë ofendimet dhe sulmet, që mendojmë se janë kryesisht kundër kryetarit të LDK-së dhe presidentes, dhe si të tilla mendojmë se duhet të ndalen menjëherë në mënyrë që ne t’i kthehemi debatit politik dhe debatin politik ta bëjmë me argumente politike. Sulmet kundër figurave edhe të LDK-së janë sulme të papranueshme prandaj e ftojmë Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat dhe që kjo fushatë zgjedhore të jetë fushatë e drejtë në mënyrë që opinioni publik mos të dezinformhohet prej këtyre lajmeve që janë të pavërteta, shpifje dhe fotografi që mund të jenë edhe me inteligjencë artificiale”, ka thënë ai.

Your browser does not support the video tag.

The post Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejtohet organeve policore   appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

KQZ: Aprovohen mbi 72 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, tjera në shqyrtim
Vidovdani dhe Gazimestani në fokusin e propagandës mediatike pro-ruse dhe pro-serbe
Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot. Teherani nuk konfirmon afatin
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s
Vrasje në Prizren pas përleshjes mes kushërinjve, humb jetën një 27-vjeçar

You Might Also Like

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut
Lajme

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

June 14, 2026
SHBA-Iran, dy vendet pranë marrëveshjes, por koha e nënshkrimit mbetet e paqartë
Lajme

SHBA-Iran, dy vendet pranë marrëveshjes, por koha e nënshkrimit mbetet e paqartë

June 14, 2026
“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Lajme

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

June 14, 2026
Irani kërcënon me kundërpërgjigje pas sulmit izraelit në Bejrut
Lajme

Irani kërcënon me kundërpërgjigje pas sulmit izraelit në Bejrut

June 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?