By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulejmani: Gjendja në arsim nuk është për t’u lavdëruar, VLEN ka politika konkrete
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulejmani: Gjendja në arsim nuk është për t’u lavdëruar, VLEN ka politika konkrete
Lajme

Sulejmani: Gjendja në arsim nuk është për t’u lavdëruar, VLEN ka politika konkrete

Momenti
Published: May 11, 2026

Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës Driton Sulejmani, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për arsimin në vend, propozim-ligjin e ri për arsimin e mesëm, si dhe VLEN-in në Qeveri.

Ai tha se për VLEN-in dhe për Qeverinë, arsimi është në prioritetet kryesore, megjithatë theksoi se gjendja momentale nuk është për t’u lavdëruar. Sulejmani tha se këtë vit është miratuar Strategjia arsimore 2026-2032, e cila parasheh reforma rrënjësore në fushën e arsimit.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk është se mund të lavdërohemi me gjendjen e arsimit, kemi shumë punë për të bërë. Këtë vit është miratuar Strategjia arsimore 2026-2032 me të cilën synohen reforma rrënjësore, që nga arsimi fillor deri te arsimi i lartë. Do të ketë mënyrë të re për financimin e shkollave, janë përcaktuar kritere për zhvillimin e shkollave. Punojmë për optimizimin e sistemin arsimor, ku për qëllim kemi vendosjen e mësimit me një ndërrim”, tha Sulejmani.

Në lidhje me propozim-ligjin e ri për arsimin e lartë dhe heqjen e nenit me të cilin ndalohet nepotizmi nëpër universitete, ai tha se me rritjen e kritereve për avancim, do të ndalohet familjarizimi në arsimin e lartë.

“Nepotizmi si dukuri është e dënuar me ligj. Ne kemi menduar se nepotizmi mund të luftohet duke rritur kriteret për punësime të reja. Kriteret me ligjin e ri janë rritur. Për çdo zgjedhje që bëjnë profesorët në një titull të caktuar, do të duhet të bëjnë 6 deri 7 punime shkencore, prej të cilave 3 deri 4 duhet të jenë në revista me ndikim ndërkombëtar. Me këtë kemi menduar se do të pamundësohet familjarizimi në universitetet tona”, tha Sulejmani.

Ai gjithashtu tregoi detajet tjera të cilat parashihen në propozim-ligjin e ri, e që kanë të bëjnë me funksionimin e universiteteve.

E pyetëm edhe për tendencat e palës maqedonase për të lënë pas arsimin shqip, ndërsa ai tha se të gjithë ata që janë të përfshirë në sistemin arsimor duhet ta kenë të qartë rëndësinë e arsimimit në gjuhën shqipe.

“Universitetin e Tetovës e kemi fituar me gjak dhe cilido që është i kyçur në sistemin arsimor dhe mësimdhënie duhet ta ketë parasysh këtë gjë dhe punën e tij ta bëjë duke e pasur parasysh këtë. Kjo vlen më shumë për të punësuarit në UT, të cilët duhet ta shohin si mision kombëtar për ta ngritur edhe cilësinë e arsimit brenda universitetit, por edhe universitetin”, tha Sulejmani.

Kurse sa i përket uljes së numrit të nxënësve, Sulejmani tha se VLEN-i ka politika konkrete për të rritur natalitetin, si dhe për të nxitur qytetarët që të qëndrojnë në vend.

“Në secilën komune kemi rënie të numrit të nxënësve të klasës së parë, por edhe në shkolla të mesme. Kjo nuk është rezultat i sotshëm, është punuar në politika jo të mira për të sjellë shqiptarët të mendojnë ta lëshojnë vendin e tyre. Ne si parti politike kemi politika konkrete të sferës sociale, për ta stimuluar natalitetin. Duhet të punojmë në përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve”, tha Sulejmani./Telegrafi/

You Might Also Like

Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e ligjit, madje edhe t’i nxjerrin nga zyrat kryeministrin dhe ministrat e betuar si deputetë
RTK raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi
Gazetarja serbe e vë në siklet kryetarin e Listës Serbe: Në fillim u tha që gjendja ishte stabile, pse atëherë Raskoviq u dërgua në Beograd?
Nafta rritet për 3 cent, arrin në 1.70 euro për litër
Fotografi mahnitëse nga eklipsi i djeshëm diellor

LEXO GJITHASHTU

PDK-ja dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë nesër, i shkruan letër Deharit
PDK-ja dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë nesër, i shkruan letër Deharit
TOP Momenti
Ngacmoi një grua në forma të ndryshme, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Ngacmoi një grua në forma të ndryshme, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
TOP Momenti
Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror
Gjykata Administrative refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj ankimon në Apel emërimin e Ols Dados si prokuror
TOP Momenti
Rrihen mes vete dy persona në Gjilan, përdorën mjete të forta – dërgohen në mbajtje
Rrihen mes vete dy persona në Gjilan, përdorën mjete të forta – dërgohen në mbajtje
TOP Momenti
Drita synon “play-off”-in e Ligës së Konferencës sonte përballet në Priushtinë me Tre Fiorin e San Marinos
Drita synon “play-off”-in e Ligës së Konferencës sonte përballet në Priushtinë me Tre Fiorin e San Marinos
TOP Momenti

You Might Also Like

PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti
Lajme

PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti

August 13, 2026
Deputetja e VV-së: Për çfarë uzurpimi po flisni? Kurti ka marrë dyfish vota më shumë se PDK-ja
Lajme

Deputetja e VV-së: Për çfarë uzurpimi po flisni? Kurti ka marrë dyfish vota më shumë se PDK-ja

August 13, 2026
Arrestohet një i dyshuar për ngacmim në forma të ndryshme në Fushë-Kosovë
Lajme

Arrestohet një i dyshuar për ngacmim në forma të ndryshme në Fushë-Kosovë

August 13, 2026
Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht
Lajme

Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?