Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e cilësoi homologun rus, Vladimir Putin, si mik të tij gjatë qëndrimit në Kinë.

Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se Trump është i lirë ta quajë Putinin si të dëshirojë, por theksoi se për Ukrainën presidenti rus mbetet armik dhe vrasës.
“Për ne, ai është armik… për ne, ai është vrasës”, deklaroi Zelensky.
Reagimi i presidentit ukrainas vjen pasi Trump, para takimit trepalësh me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe atë rus, Vladimir Putin, foli për marrëdhëniet e tij me liderin e Kremlinit, duke thënë se të dy kanë pasur marrëdhënie shumë të mira për shumë vite.
Ndërkohë, lufta në Ukrainë vazhdon, me sulmet ruse që kanë goditur edhe gjatë natës qytetin e Kryvyi Rihut, vendlindjen e Zelenskyt.
Sipas autoriteteve ukrainase, nga sulmet me raketa dhe dronë janë vrarë dy persona, përfshirë një fëmijë, ndërsa 52 të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë qytet të rajonit të Dnipropetrovskut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





