Vritet kreu i një klani kriminal në Mal të Zi

Vritet kreu i një klani kriminal në Mal të Zi

Vritet kreu i një klani kriminal në Mal të Zi

Milosh Gjuriçkoviq (56), të cilin shërbimet e sigurisë në Mal të Zi e kishin lidhur më herët me klanin kriminal të Shkaljarëve, është vrarë të shtunën në mëngjes në vendbanimin Bajice, në territorin e Cetinës, sipas informacioneve të publikuara nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Sponsor 3M Express

Gjuriçkoviq ishte i njohur prej vitesh për policinë dhe organet e drejtësisë në Mal të Zi.

Mediat e kishin përshkruar më herët si udhëheqës të dyshuar të degës së Cetinës të klanit të Shkaljarëve, një prej organizatave kriminale të përfshira në konfliktet e gjata mes grupeve kriminale në Mal të Zi.

Më 22 shtator të këtij viti, Gjuriçkoviq ishte liruar në shkallë të parë nga akuzat se, së bashku me dy burra të tjerë, kishte organizuar një grup kriminal që dyshohej se planifikonte kontrabandimin e drogës me vlerë rreth pesë milionë euro.

Gjykata e Lartë në Podgoricë kishte konstatuar se provat e paraqitura nuk i vërtetonin akuzat e Prokurorisë Speciale të Shtetit. Bashkë me Gjuriçkoviqin, nga akuzat ishin liruar edhe Savo Lipovina, Ivan Jovanoviq dhe të pandehurit e tjerë.

Sipas aktakuzës, Gjuriçkoviq dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohej se në vitin 2017 kishin themeluar një organizatë kriminale, objektivat e së cilës përfshinin trafikun e drogës, posedimin e paligjshëm të armëve dhe kryerjen e veprave të rënda penale.

Mediat malazeze e kishin lidhur Gjuriçkoviqin prej vitesh me klanin e Shkaljarëve. Në prill të vitit 2023, ai ishte dërguar sërish në paraburgim, pasi Gjykata e Lartë kishte pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Emri i tij ishte përmendur edhe në hetimet për vrasjen e Shçepan Roganoviqit në Herceg Novi, në vitin 2020. Në atë kohë, hetuesit dyshonin se ai e kishte ndihmuar autorin pas vrasjes, pretendim të cilin Gjuriçkoviq e kishte kundërshtuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

I dënuar me 9 vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, kapet 41-vjeçari në Shqipëri

I dënuar me 9 vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, kapet 41-vjeçari në Shqipëri

Adriani eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 5, publiku shpëton pesë banorë të tjerë

Adriani eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 5, publiku shpëton pesë banorë të tjerë

Kosova përballë një dimri tjetër me pasiguri energjetike

Kosova përballë një dimri tjetër me pasiguri energjetike