Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë

Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë

Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën në Kosovë, ku qëndroi për katër ditë.

Sponsor 3M Express

Vizita e tij në Kosovë u miratua nga Gjykata Speciale për arsye humanitare, pasi u raportua se gruaja e tij nuk është mirë me shëndet.

Ai disa orë gjatë ditës qëndronte në shtëpinë e tij në Velani, ndërkaq gjatë qëndrimit të tij në familje në afërsi të shtëpisë së tij kishte forca të sigurisë.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi pritet që sot të kthehet në Hagë.

Krasniqi është dënuar në shkallën e parë nga Gjykata Speciale në Hagë me 25 vjet burgim për krime lufte.

Ai ndodhet në paraburgim në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kjo është vizita e tij e dytë që prej paraburgimit në vitin 2020, herën e parë kishte ardhur për varrimin e vëllau.

Lexo edhe

I dënuar me 9 vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, kapet 41-vjeçari në Shqipëri

I dënuar me 9 vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, kapet 41-vjeçari në Shqipëri

Adriani eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 5, publiku shpëton pesë banorë të tjerë

Adriani eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 5, publiku shpëton pesë banorë të tjerë

Kosova përballë një dimri tjetër me pasiguri energjetike

Kosova përballë një dimri tjetër me pasiguri energjetike