Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së dhjetë, ku në program janë katër përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione.

Dy ndeshjet e para zhvillohen të shtunën. Nga ora 17:00, Golden Eagle Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën, ndërsa në orën 19:30, Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Borës.
Të dielën, vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që nis nga ora 17:00.
Kjo përballje pritet të jetë ndër më interesantet e javës, pasi vë përballë kampionin dhe nënkampionin e edicionit të kaluar. Mitrovicasit triumfuan në kampionat dhe Kupë, ndërsa prizrenasit fituan Superkupën. Dy skuadrat ishin përballur edhe në finalet e këtyre garave.
Java e dhjetë do të mbyllet me duelin ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, i cili zhvillohet nga ora 19:30.
Orari i ndeshjeve:
E shtunë
17:00 | Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
19:30 | Rahoveci 029 – Bora
E diel
17:00 | Trepça – Bashkimi
19:30 | Vëllaznimi – Peja
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





