Zelensky: Anëtarësimi në NATO është garancia më e qartë e sigurisë për Ukrainën

Zelensky: Anëtarësimi në NATO është garancia më e qartë e sigurisë për Ukrainën

Zelensky: Anëtarësimi në NATO është garancia më e qartë e sigurisë për Ukrainën

Volodymyr Zelensky ka publikuar një mesazh në platformën X, duke thënë se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO u ngrit gjatë takimit të Koalicionit të të Gatishmëve.

Sponsor 3M Express

“Aleatët e kuptojnë se garancia më e qartë e sigurisë për Ukrainën është anëtarësimi në NATO”, shton ai, shkruan SkyNews.

“Dhe mënyra më e qartë për ta forcuar NATO-n është përfshirja e Ukrainës. Kjo është në interes të të dyja palëve: Ukrainës dhe NATO-s.”

Zelensky thotë se ende “nuk është e qartë” se si Ukraina do të marrë garanci sigurie të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, por thekson:

“Ne duhet t’i garantojmë Ukrainës, para së gjithash qytetarëve tanë, si dhe gjithë Evropës, se garancitë e sigurisë për Ukrainën do të jenë të forta jo vetëm gjatë këtyre dy viteve, sa kohë që president i Shteteve të Bashkuara është Donald Trump, por edhe përtej kësaj periudhe.

“Ne po luftojmë për të mbrojtur vendin tonë, jo vetëm për dy vjet. Dhe na duhen garanci sigurie jo për dy vjet, por përgjithmonë.”

Presidenti ukrainas më pas iu referua përshëndetjes miqësore të Trumpit ndaj Vladimir Putinit gjatë takimit të tyre javën e kaluar.

“Edhe nëse Putini dhe Trumpi janë miq, siç u pa së fundmi, ideja se Putini mund të ketë frikë të ndërmarrë ndonjë veprim apo të nisë një tjetër agresion vetëm për dy vjet, nuk është e pranueshme për ne.

“Kjo nuk është paqe e qëndrueshme. Ky është vetëm një pezullim dyvjeçar i konfliktit.”

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Bajrami ndan pamje nga djegia e deponisë në Sferkë: Banorët po ngulfaten – ku është Qeveria?

Bajrami ndan pamje nga djegia e deponisë në Sferkë: Banorët po ngulfaten – ku është Qeveria?

Zelensky: Sulmet ndaj urës së Krimesë janë përgjigje e drejtë ndaj agresionit rus

Zelensky: Sulmet ndaj urës së Krimesë janë përgjigje e drejtë ndaj agresionit rus

Platforma ”Liria ka Emër” për Jakup Krasniqin: Dy beteja për liri, e para për të gjithë, e dyta për UÇK’në e historinë

Platforma ”Liria ka Emër” për Jakup Krasniqin: Dy beteja për liri, e para për të gjithë, e dyta për UÇK’në e historinë