Në një dokumentar personal të realizuar nga BBC-ja, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka rrëfyer për ndikimin fizik dhe emocional që ka pasur diagnoza e saj me kancer.

Në dokumentarin 30-minutësh, ajo flet për rrugëtimin gjatë periudhës së sëmundjes, përballjen me trajtimet dhe procesin e shërimit.
“Kanceri të ndryshon, ta ndryshon trupin, të ndryshon fizikisht, por ka më shumë se aq. Ka një pjesë më të thellë që diagnoza e kancerit ndryshon brenda teje”, shprehet Kate në trailerin e dokumentarit.
Ajo përshkruan edhe procesin e rigjetjes së vetvetes dhe përshtatjen me jetën e përditshme pas përfundimit të trajtimeve, duke e cilësuar këtë përvojë si një rrugëtim me ndikim të thellë në jetën e saj.
Dokumentari sjell rrëfimin e Kate-s, por edhe të disa personave të tjerë që po përballen me sëmundje të rënda.
Në të pasqyrohet gjithashtu sfida e saj për t’u ngjitur në tri majat më të larta të Mbretërisë së Bashkuar brenda 24 orëve, në shenjë solidariteti me organizatën bamirëse “The Royal Marsden Cancer Charity”.
Përmes këtij projekti synohet të ofrohet mbështetje dhe frymëzim për të gjithë ata që po përballen me sëmundje serioze, duke përcjellë mesazhe shprese dhe solidariteti, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv





