Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory lidhur me zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

Ajo ka kritikuar disa prej banorëve, duke pretenduar se po përsërisin të njëjtat sjellje për të cilat më parë e kishin kritikuar atë gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë format.
Sipas Xhenetës, ironia qëndron pikërisht në faktin se ata që dikur e gjykonin, tani po veprojnë në të njëjtën mënyrë, madje, sipas saj, edhe më keq.
“Këta banorë janë bërë bajat me skena e sjellje palidhje! Ironia më e madhe është që ata që m’kanë kritiku mu, sot po i bëjnë të njëjtat gjëra, bile edhe ma keq! Mos fol para kohe veç me u dokë ‘e mirë’ para publikut, se koha ta nxjerr fytyrën e vërtetë”, ka shkruar ajo.
Reagimi i saj është ndalur veçanërisht te raporti mes Behares dhe Fuegos, për të cilin ditëve të fundit është diskutuar edhe brenda shtëpisë.
Xheneta ironizoi sjelljen e Behares, duke pretenduar se ajo po i qëndron shumë afër Fuegos, ndonëse vazhdimisht përmend faktin se është nënë e dy fëmijëve.
“Sa i përket Behares, aq shumë po i shkon mbrapa Fuegos, sa veç në prehën e tij pa u ulë i ka mbetë! ‘Jam nanë e dy fëmijëve’, ama as drejt s’po rrin ulun, edhe atë me xhinse! WTF?”, shkroi ajo.
Në fund, Xheneta pati edhe një mesazh për ata që, sipas saj, përpiqen të paraqiten si shembuj të moralit para publikut.
“E kjo fjala ‘SHEMBULL, SHEMBULL’ na lodhi! Thu ti jeni presidente shtetesh, e jo individë në reality show! Ma pak moralizime e ma shumë vepra, se po dilni shumë ma keq se ata që i keni gjyku”, përfundoi ajo reagimin.
Burimi: Insajderi




