NATO mobilizon tetë vende në Baltik për manovra kundër kërcënimeve nënujore

NATO mobilizon tetë vende në Baltik për manovra kundër kërcënimeve nënujore

NATO mobilizon tetë vende në Baltik për manovra kundër kërcënimeve nënujore

Suedia po pret që nga dita e djeshme, për pesë ditë me radhë, manovrat e përbashkët ushtarake me pjesëmarrjen e tetë vendeve anëtare të NATO-s në detin Baltik. Qëllimi është forcimi i kapaciteteve të përbashkëta për zbulimin dhe gjurmimin e nëndetëseve.

Sponsor 3M Express

Manovrat, të quajtura ”Dynamic Merlin”, organizohen çdo vit dhe synon t’u mundësojë vendeve pjesëmarrëse, Kanadasë, Gjermanisë, Finlandës, Francës, Britanisë së Madhe, Danimarkës, Holandës dhe Suedisë, të përmirësojnë teknikat e zbulimit dhe ndjekjes së nëndetëseve, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u dalluar.

“Është një aftësi profesionale që mund të humbasë nëse nuk ushtrohet. Prandaj duhet të stërvitemi vazhdimisht, sepse për sa kohë që nuk jemi në gjendje t’i bëjmë oqeanet plotësisht transparente, nëndetëset do të mbeten një kërcënim”, deklaroi kundëradmirali John Craddock, komandant i forcave nëndetëse të aleancës.

Deti Baltik paraqet sfida të veçanta për këto operacione. Ujërat e cekëta, trafiku i dendur detar, kripësia e ulët dhe ndryshimet e temperaturës mund të ndikojnë në përhapjen e valëve zanore, të cilat janë thelbësore për zbulimin e nëndetëseve.

Nën ujë, tingulli përbën burimin kryesor të informacionit. Nëpërmjet sonarëve pasivë, një nëndetëse mund të dëgjojë dhe të identifikojë zhurmat e motorëve dhe helikave të anijeve të tjera, pa emetuar vetë sinjale zanore që mund të zbulojnë pozicionin e saj.

Në këtë stërvitje, e cila përfundon të premten, janë angazhuar disa mijëra ushtarakë, dy nëndetëse, një gjermane dhe një suedeze, anije luftarake sipërfaqësore dhe avionë patrullimi detar.

Përballë përkeqësimit të situatës së sigurisë, NATO ka shtuar praninë e saj detare dhe aktivitetet e mbikëqyrjes në këtë rajon.

Megjithatë, sipas kundëradmiralit Nicolas Molitor, komandant i Grupit të Parë Detar të Aleancës, deti Baltik përballet edhe me kërcënime të tjera, përveç atyre që lidhen me nëndetëset.

Në fundin e tij detar ndodhen shumë kabllo telekomunikacioni dhe tubacione me rëndësi strategjike.

“Ekziston gjithashtu rreziku nga mjete ose robotë që mund të operojnë nën ujë, por edhe nga anije sipërfaqësore që, për shembull, duke tërhequr spirancën në fund të detit, mund të dëmtojnë infrastrukturat nënujore, të cilat janë thelbësore për funksionimin normal të vendeve tona”, theksoi Craddock./abcnews.al

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen