Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret

Kryeministri Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në Forumin e Paqes, është takuar me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Grégoire për pritjen dhe i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Francës për Republikën e Kosovës.

Sponsor 3M Express

“Me kryetarin Grégoire, i cili është një nga anëtarët e aleancës evropiane të kryetarëve të bashkive për banim (Mayors for Housing Alliance), biseduam për përvojat dhe mundësitë e ndërveprimit konkret.

E njoftova për programin tonë të Banimit të Përballueshëm dhe Social që po zhvillohet, avancon dhe do të zgjerohet, sikurse për projektin e Banimit Social Adekuat, që do të shtrihet në 21 komuna gjithandej vendit”, tha kryeministri Kurti.

Tutje kryeministri Kurti ka shtuar se, “jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet me Parisin nëpërmjet bashkëpunimit praktik që i shërben qytetarëve tanë dhe që bashkon komunitetin kulturor, duke mirëpritur ekspozita, filma, ngjarje letrare e artistë nga kryeqyteti francez. Mërgata dhe profesionistët tanë kulturorë mund të jenë lehtësues të këtyre shkëmbimeve”.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Sadiku për largimin e fotografisë së Rugovës nga Presidenca: Një gjest i panevojshëm

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen

Trajtimi i ri ndihmon pacientët me sëmundje të rrallë të rifitojnë lëvizjen

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, diskutojnë për mundësitë e ndëveprimit konkret | Momenti