WhatsApp nis shpërndarjen e ‘stickersave’ me zë – ja si funksionojnë

WhatsApp nis shpërndarjen e ‘stickersave’ me zë – ja si funksionojnë

WhatsApp nis shpërndarjen e ‘stickersave’ me zë – ja si funksionojnë

WhatsApp ka nisur shpërndarjen graduale të një funksioni të ri që u mundëson përdoruesve të krijojnë dhe të dërgojnë ‘stickersa’ të animuara të shoqëruara me zë.

Sponsor 3M Express

Afishet me audio u shfaqën për herë të parë në një version testues të WhatsApp-it për Android në tetor, por në atë kohë funksioni ishte ende në zhvillim.

Tani ka nisur të ofrohet në versionin 2.26.47.1, fillimisht për disa përdorues që testojnë versionet beta përmes Google Play Store, transmeton Telegrafi.

Përdoruesit mund të krijojnë stickersa të tilla drejtpërdrejt nga tastiera e afisheve. Mjafton të zgjedhin opsionin “Create sticker” dhe më pas një video nga galeria e telefonit. WhatsApp e shndërron automatikisht videon në një afishe të animuar.

Në pjesën e sipërme të redaktuesit është shtuar edhe një buton i ri për audio, përmes të cilit mund të vendoset zëri që do ta shoqërojë afishen.

Përdoruesit mund të ruajnë audion origjinale të videos, të zgjedhin një efekt zanor nga koleksioni i integruar i aplikacionit, të importojnë një këngë ose material audio nga menaxheri i skedarëve, apo të regjistrojnë një mesazh zanor.

Kur stickersi dërgohet në bisedë, pranë saj shfaqet një ikonë e vogël e audios, në mënyrë që marrësi të kuptojë se ajo përmban edhe zë.

Për të mos ndërprerë bisedat, afishet me zë dërgohen të heshtura. Marrësi mund të prekë ikonën e audios për ta dëgjuar atë. Zëri luhet tri herë radhazi dhe më pas ndalet automatikisht.

WhatsApp ka bërë të ditur se si afishja, ashtu edhe materiali zanor që e shoqëron, mbrohen me enkriptim nga skaji në skaj (end-to-end encryption).

Shpërndarja e funksionit po bëhet gradualisht, madje edhe për përdoruesit që janë pjesë e programit beta të WhatsApp-it për Android. Pritet që ai të jetë i disponueshëm për më shumë testues gjatë javëve të ardhshme.

Funksioni ka nisur të shfaqet edhe në pajisjet me iOS, fillimisht për disa përdorues të TestFlight dhe madje edhe për disa persona që përdorin versionin e aplikacionit nga App Store.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur afishet me zë do të bëhen të disponueshme për të gjithë përdoruesit e WhatsApp-it. /Telegrafi/

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video