Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Majlinda Bregasi, e cila në të kaluarën ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është përfshirë në listën e personave të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Sponsor 3M Express

Propozimi i saj është bërë nga ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ndërsa kandidatura është vënë në diskutim gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka ngritur çështjen e angazhimit të mëparshëm politik të Bregasit në partinë që aktualisht është në pushtet.

Bregasi ka qenë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.

Ndërkaq, propozimi për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Shkencës ka nxitur debat edhe për kualifikimet arsimore të kandidatëve.

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar në Kuvend se njëri prej personave të propozuar nuk e ka përfunduar as nivelin Bachelor.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë

“Mitrovica, kryevepra e Albin Kurtit”- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Shkencës me shkollë të mesme del të jetë fans i madh i VV’së