Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin B.D., i cili dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armës.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Në kërkesën për caktimin e paraburgimit thuhet se i dyshuari, pas një konflikti fizik, dyshohet se ka privuar nga jeta djalin e tij, A.D. Ndërkaq, më herët ishte gjetur e pajetë edhe vajza e tij, D.D., me shenja dhune në shtratin e babait të saj.
Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, pasi i dyshuari, nëse do të lihej i lirë, mund të ndikonte te dëshmitarët dhe të pengonte zhvillimin e procedurës.
Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Burimi: Insajderi




