Moshën që e arriti vet ua dëshiron edhe grave të tjera.

E pikërisht me këtë mesazh, një grua e moshuar iu bashkua të hënën aksionit simbolik në Gjakovë kundër dhunës ndaj grave.
Protesta, me moton “Edhe sa?”, u organizua pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt që dyshohet se e bëri ish-kunati i saj.
Madje, në kërkesën për drejtësi drejtuar Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës përmenden edhe gratë e tjera të vrara ndër vite.
E pas një jave nga vrasja e gruas, e cila për disa javë kërkoi ndihmë për mbrojtjen e jetës së saj, organizatorët thonë se presin që kjo protestë të sjellë rezultat. Andaj, nuk munguan as thirrjet.
Në kuadër të këtij aksioni u vendosën tri silueta simbolike pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë së Gjakovës për të rikujtuar përgjegjësinë e këtyre institucioneve në mbrojtjen e grave dhe trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës.




