Votimi i hershëm në zgjedhjet në SHBA

Votimi i hershëm në zgjedhjet në SHBA

Votimi i hershëm në zgjedhjet në SHBA

Mbi 54 milionë amerikanë kanë votuar para ditës zyrtare të zgjedhjeve për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Gara mes republikanëve dhe demokratëve pritet ta përcaktojë edhe raportin e forcave në Kongres, me pasoja të mundshme për agjendën e presidentit Donald Trump.

Mediumet e ndryshme kanë raportuar se dhjetëra miliona votues amerikan kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit të hershëm dhe tanimë kanë hedhur votat e tyre në zgjedhjet për senatin dhe kongresin e SHBA-ve. Sipas tyre, prej rreth 200 milion votuesve të regjistruar, më shumë se 25%, apo 54 milion qytetarë tanimë kanë hedhur votat e tyre, apo përmes postes, apo duke u paraqitur në vendvotime.

Sponsor 3M Express

 Kjo është paraqitje jashtëzakonisht e lartë e qytetarëve dhe analistët e ndryshëm kanë thënë se nëse ky trend vazhdon edhe gjatë votimit nesër, këto zgjedhje do ta kenë njërin prej numrave më të lartë të votave të hedhur ndonjëherë.

 Momentalisht partia republikane e presidentit Donald Trump mbanë një shumicë të vogël edhe në senat dhe në kongres dhe partia demokratike shpreson se mund ta ndryshon këtë – sondazhet e ndryshme tregojnë se kjo mund të ndryshoj gjatë këtyre zgjedhjeve. një pjesë e madhe e sodnazheve i jep përparësi të partisë demokratike por, në të kaluarën, Trump dhe partia demokratike zakonisht arrinin rezultate më të mira në zgjedhje se sa që parashihej në bazë të sondazheve.

 Në rast që demokratët marrin shumicën edhe në kongres edhe në senat, kjo do të mund të komplikon planet e Trump për pjesën e mbetur të mandatit tij dhe presidenti Amerikan tanimë ka paralajmëruar se në rast që demokratët fitojnë dhe tentojnë të aprovojnë ligje që nuk i pëlqejnë ai do të shndërrohet në “zotëri veton” , duke e përdorë fuqinë e vetos për të ndaluar rivalët politik.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

Haaland e rrëzon Ronaldon nga froni – renditja që tregon kush vlen më shumë jashtë fushës

Votimi i hershëm në zgjedhjet në SHBA | Momenti