Vjedhja e 700 mijë eurove nga pensionet, ish-drejtoresha e Postës kërkon tjetër masë sigurie

Vjedhja e 700 mijë eurove nga pensionet, ish-drejtoresha e Postës kërkon tjetër masë sigurie

Vjedhja e 700 mijë eurove nga pensionet, ish-drejtoresha e Postës kërkon tjetër masë sigurie

Elisabeta Mataj, ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, ka kërkuar zëvëndësim mase sigurie në Gjykatën e Durrësit, për rastin e pensioneve

Sponsor 3M Express

Ajo dyshohet si e përfshirë në vjedhjen e gati 700 mijë eurove, fonde që duhet të shkonin për pensione dhe ndihmë sociale.

Burime pranë SPAK bënë me dije se përveç veprës penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” është shtuar edhe ajo e “grupit të strukturuar kriminal”, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv

Dosja ndaj ish-drejtoreshës, Mataj, ish-shefes së financës Valbona Duni dhe ish-arkëtares, Paola Dana, u përcoll në SPAK nga Prokuroria e Durrësit, e cila shpalli moskompetencë për hetimin e rastit.

Pas gati 5 muajsh hetim, hetuesit ngritën dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal dhe të një skeme vjedhjeje të shtrirë në kohë.

Sipas tyre, shuma e parave të vjedhura mund të jetë më e madhe se 700 mijë euro të “avulluara” në prill-maj 2026.

Zgjerimi i hetimit, mund të kërkojë verifikimin edhe të veprimeve të paraardhëses së Matajt, ish-drejtoreshës, Etleva Budini, aktualisht deputete e Kuvendit të Republikës.

Të dyshuarit Mataj, Duni dhe Dani janë duke u hetuar nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në ditët në vijim, ato pritet të dalin para Gjykatës së Posaçme për verifikimin e kësaj mase. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Dogana kap mbi 11 mijë paketime prezervativësh dhe 400 cigare elektronike të padeklaruara

Dogana kap mbi 11 mijë paketime prezervativësh dhe 400 cigare elektronike të padeklaruara

Sulmoi me grushte dy shpërndarës të Gjykatës në Gjilan, përfundon në paraburgim për një muaj

Sulmoi me grushte dy shpërndarës të Gjykatës në Gjilan, përfundon në paraburgim për një muaj

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që sulmoi dy punonjës të gjykatës në Gjilan

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që sulmoi dy punonjës të gjykatës në Gjilan