Sulmoi me grushte dy shpërndarës të Gjykatës në Gjilan, përfundon në paraburgim për një muaj

Sulmoi me grushte dy shpërndarës të Gjykatës në Gjilan, përfundon në paraburgim për një muaj

Sulmoi me grushte dy shpërndarës të Gjykatës në Gjilan, përfundon në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit S. K., i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy shpërndarës të kësaj gjykate, derisa ata po kryenin detyrat zyrtare.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, rasti ka ndodhur më 17 nëntor 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Martirët e Gjilanit” në Gjilan.

I pandehuri dyshohet se ka sulmuar personat zyrtarë, Zh. S. dhe R. J., të cilët janë shpërndarës në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Sipas përshkrimit të rastit, dy të dëmtuarit ishin ndalur në lagjen e “Zabelit”, me qëllim të gjetjes së një adrese dhe të një personi me inicialet L. K. Nga vetura, njëri prej tyre e kishte pyetur të pandehurin nëse e njihte personin në fjalë.

“Në atë moment, i pandehuri afrohet te dera e veturës dhe fillon ta godasë me grushte, duke e kapur për bluze dhe duke e goditur me dorën tjetër, nga vetura del i dëmtuari R. i cili tenton ta ndalojë, por e godet edhe të dëmtuarin R. me grusht në kokë dhe largohet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Si pasojë e sulmit, i dëmtuari Zh. S. ka pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Gjykata thekson se, me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke konsideruar se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ngordh hipopotami i famshëm Fiona, pësoi komplikime pasi gëlltiti një kapelë të hedhur nga vizitori

Ngordh hipopotami i famshëm Fiona, pësoi komplikime pasi gëlltiti një kapelë të hedhur nga vizitori

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

Kurti mbrëmë në Kuvend: Kosovarët jetojnë më mirë si qytetarë të Republikës sesa si banorë të komunave

KRM “Ambienti” i drejtohet pesë komunave për intervenim në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë

KRM “Ambienti” i drejtohet pesë komunave për intervenim në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë