Një vjedhje ka ndodhur në një banesë në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicën e Jugut, ku persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari.

Rasti është raportuar më 25 nëntor, ndërsa sipas raportit policor, vjedhja dyshohet se ka ndodhur në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në 17:00.
Viktima, një grua kosovare, ka deklaruar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e saj dhe kanë marrë stolitë e arit. Në kohën kur dyshohet se është kryer vjedhja, në banesë nuk ka qenë askush.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.





