Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët (VIDEO)

Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët (VIDEO)

Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët (VIDEO)

Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjeve në Prishtinë do të kushtojë më shtrenjtë.

Sponsor 3M Express

Nga një euro në 1.40 euro. Kjo është tarifa e re që do të paguajnë shoferët për parkimin e automjeteve në zonën 1 të kryeqytetit. Rritje të çmimeve ka edhe në zonat e tjera të menaxhuara nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Në zonën 2, vozitësit nga 50 centë sa paguanin më parë, tash do të duhet të paguajnë 70 centë.

Ndryshime kanë pësuar edhe tarifat për qëndrimet ditore, javore e mujore. Ndërsa, rregullorja parasheh pagesa edhe për banorët rezidentë, varësisht nga numri i automjeteve në familje.

Këto ndryshime nuk janë pritur mirë nga një pjesë e qytetarëve, të cilët thonë se tarifat e reja janë të papërballueshme.

Disa prej tyre kërkojnë që çmimet të ulen, duke thënë se parkimi në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm.

Edhe qytetarët që vijnë nga qytete të tjera për t’i kryer obligimet në Prishtinë thonë se rritja e tarifave ua rëndon edhe më shumë shpenzimet, krahas çmimit të karburantit.

Megjithatë, ka edhe qytetarë që e konsiderojnë të arsyeshme rritjen, duke argumentuar se tarifat e parkingjeve në kryeqytetet e mëdha evropiane janë edhe më të larta.

Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme:

Lexo edhe

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

Spektakli televiziv: Prime i tretë me debate të nxehta, largohet Dioni (VIDEO)

Spektakli televiziv: Prime i tretë me debate të nxehta, largohet Dioni (VIDEO)

Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin (VIDEO)

Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin (VIDEO)

Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët (VIDEO) | Momenti