Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin (VIDEO)

Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin (VIDEO)

Paralajmërimi i eurodeputetit: Radoiçiqi, testi i parë serioz për Beogradin (VIDEO)

Pushteti i ri në Serbi, është përballë testit të tij të parë serioz.

Sponsor 3M Express

Kjo në raport me Republikën e Kosovës dhe se si qeveria e re në Beograd do t’i qaset grupit paramilitar në krye me Millan Radoiçiqin, që sulmuan policinë kosovare më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Kështu thotë deputeti në Parlamentin Evropian, Thijs Reuten, i cili këtë të shtunë foli për “Info Magazine” të Klan Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë këtë javë në Bruksel u prezantua Raporti i Progresit, që vlerëson ecjen e 10 shteteve që synojnë të anëtarësohen në BE.

Për Kosovën, sipas politikanit holandez raporti ishte mesatar e kriza politike e zgjatur duket të ketë pasur ndikim fort negativ. Thotë se reformat e brendshme në fushën e sundimit të ligjit duhet të kryhen patjetër.

Në fakt Kosova , nga të gjitha vendet synuese për të hyrë në Unionin Evropian, është e vetmja pa status të kandidatit.

Nga 27 vende anëtare  që ka për momentin BE-ja –pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur e sovran.  Ato janë Greqia, Qipro, Spanja, Sllovakia, Rumania.

Detajet në kronikën e mëposhtme:

Lexo edhe

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Konjufca dënon sulmin në Krakov të Polonisë: Kosova qëndron në solidaritet me popullin polak

Konjufca dënon sulmin në Krakov të Polonisë: Kosova qëndron në solidaritet me popullin polak

Nesër Kosova-Hungaria, drejtpërdrejt në RTK

Nesër Kosova-Hungaria, drejtpërdrejt në RTK