Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në qytetin jugor të Krakovit, ka bërë të ditur administrata rajonale.

Ndërsa detajet e këtij sulmi me armë zjarri, vazhdojnë të dalin në dritë, raporton BBC, përcjell Express.
Ja çfarë dihet deri më tani:
Çfarë dihet
Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë – katër gra dhe dy burra, bëri të ditur policia.
Të paktën 15 persona të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale.
Të shtënat ndodhën rreth orës 15:00 sipas kohës lokale (14:00 GMT), kur një burrë hyri me veturë në Sheshin Kryesor të qytetit dhe nisi të qëllonte “në mënyrë të rastësishme” nga automjeti i tij, bëri të ditur policia lokale.
Deri më tani ka vetëm një të dyshuar, i cili ndodhet në paraburgim policor, njoftoi Ministria e Brendshme e Polonisë.
I dyshuari është shtetas polak, bëri të ditur Ministria e Brendshme. Policia ka raportuar se ai ishte i veshur me “veshje të stilit ushtarak” dhe kishte përdorur “armë ushtarake”, ndërsa armë të tjera janë gjetur edhe në automjetin e tij.
Në mesin e të plagosurve nga sulmi janë edhe dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve ndodhet në “gjendje shumë kritike”.
Çfarë nuk dihet
Motivi që qëndron prapa sulmit.
Detaje të tjera rreth identitetit të të dyshuarit, përfshirë emrin, moshën dhe vendbanimin e tij.
Identitetet e personave të vrarë dhe të atyre që mbetën të plagosur.
Gjendja shëndetësore e personave të plagosur.
Burimi: Insajderi




