Spektakli televiziv: Prime i tretë me debate të nxehta, largohet Dioni (VIDEO)

Spektakli televiziv: Prime i tretë me debate të nxehta, largohet Dioni (VIDEO)

Spektakli televiziv: Prime i tretë me debate të nxehta, largohet Dioni (VIDEO)

Janë vetëm tetë ditë nën të njëjtën çati.

Sponsor 3M Express

Por, kaq mjaftuan që banorët e Big Brother VIP Kosova 5 të krijojnë momente të mbushura me përplot emocione.

Debate, përplasje të forta e lot. Gjithçka u transmetua në një Prime spektakolar, duke u ofruar shikuesve një natë që do të lë gjurmë që s’do të harrohen lehtë.

Mbrëmja nisi me shfaqjen e klipit të Akilit, i cili pas përplasjes më Nichin, i theu rregullat e spektaklit.

Pas kësaj, vëllai i madh për të e të gjithë banorët pati një paralajmërim. 

Ballafaqimi i dyshesh qenë pjesë e klipit të radhës, për t’u pasuar nga ai ku protagonist ishin Fuego, Anjeza e Nichi.

Ato që u panë në video u përcollën edhe me debate të forta gjatë Prime-it.

Për rrugëtimin e saj në Big Brothër, Anjeza mori një mesazh nga i dashuri, që  i’a largoi krejt pikëpyetjet që i kishte në raport me lojën e saj,

Situata u nxeh edhe më shumë, kur Jona u kthye kah e kaluara, duke u ballafaquar me të bëmat e saj të para dhjetë viteve që nisen me deklaratat e Valdetit, e përfunduan tek Doresa e Lejla. Këto të dyja u inkuadruan, njëra online e tjetra fizikisht për t’u sqaruar me Jonën rreth bullizmit që siç thanë kjo i’a kishte shkaktuar vite më parë.  

Mbrëmja vazhdoi, me shfaqjen e tensioneve ndërmjet Behares, Akilit e Fuges, për të i’a lënë radhën debatit të Zojes me Anjezën.

Klip pati edhe për darkën e të nominuarve të cilat sigurisht që u shoqëruan edhe me komentime.

Kështu radha i erdhi eliminimit, e në mesin e të nominuarve banori që me votat e publikut i dha fund rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend ishte Dioni.

Rrugëtimi i tij mori fund, por atë të banorëve të tjerë publiku mund ta ndjekë çdo sekondë pa e humbur asnjë moment në transmetimin 24 orësh, në dy kanalet përmes platformës televizive Artmotion, dhe me prime-t e të hënave e të premteve në ekranin e televizionit numër një në vend, Klan Kosova.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Lexo edhe

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Konjufca dënon sulmin në Krakov të Polonisë: Kosova qëndron në solidaritet me popullin polak

Konjufca dënon sulmin në Krakov të Polonisë: Kosova qëndron në solidaritet me popullin polak

Nesër Kosova-Hungaria, drejtpërdrejt në RTK

Nesër Kosova-Hungaria, drejtpërdrejt në RTK

Spektakli televiziv: Prime i tretë me debate të nxehta, largohet Dioni (VIDEO) | Momenti