Vedat Muriqi po i sjell Fenerbahces miliona euro, turqit e cilësojnë si asetin më të çmuar të klubit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fenerbahces, duke dëshmuar vlerën e tij me gola vendimtarë në Ligën e Kampionëve.

Sponsor 3M Express

Mediumi turk Sabah i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmuesit shtatlartë, duke e cilësuar atë si asetin më të çmuar të gjigantit turk, pas ndikimit të madh që ka pasur në rezultatet e fundit të skuadrës.

Muriqi ka qenë vendimtar në dy fitore shumë të rëndësishme të Fenerbahces në garën elitare evropiane, duke shënuar golat e triumfit ndaj Liverpoolit dhe Shakhtar Donetskut.

Fillimisht, sulmuesi kosovar realizoi golin e fitores 3-2 ndaj Liverpoolit, në një përballje spektakolare, ndërsa më pas vulosi triumfin minimal 1-0 kundër Shakhtarit, në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës.

Përveç rëndësisë sportive, golat e Muriqit kanë pasur edhe ndikim të drejtpërdrejtë financiar për klubin turk.

Dy fitoret e siguruara nga realizimet e tij i kanë sjellë Fenerbahces plot 4.2 milionë euro nga UEFA, pasi çdo triumf në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve shpërblehet me 2.1 milionë euro.

Ndërkohë, për çdo barazim në këtë fazë, klubet përfitojnë nga 700 mijë euro.

Forma e mirë e sulmuesit kosovar nuk kufizohet vetëm në Ligën e Kampionëve. Në edicionin aktual, Muriqi ka realizuar dhjetë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka regjistruar edhe dy asistime.

Falë kontributit të tij, Fenerbahce ka grumbulluar tetë pikë pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe ndodhet në pozitë të mirë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të garës./Telegrafi/

Lexo edhe

Manchester United ia zgjat kontratën kapitenit Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Manchester United ia zgjat kontratën kapitenit Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Pas raportimit të Insajderit, anulohet tenderi që po i jepej kompanisë me certifikatë të suspenduar

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës

Gërvalla diskuton me nxënësit e Ferizajt për parandalimin e dhunës