Vdes në moshën 50-vjeçare aktorja e “Beverly Hills”, u nda nga jeta pas një aneurizme kardiake

Vdes në moshën 50-vjeçare aktorja e “Beverly Hills”, u nda nga jeta pas një aneurizme kardiake

Vdes në moshën 50-vjeçare aktorja e “Beverly Hills”, u nda nga jeta pas një aneurizme kardiake

Aktorja Kimmarie Johnson, e njohur për paraqitjen e saj në serialin e famshëm “Beverly Hills, 90210”, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Lajmi u konfirmua për TMZ nga mbesa e saj, Rhonda Scott, e cila bëri të ditur se aktorja pësoi një incident kardiak në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, më 27 tetor.

Pas incidentit, Johnson u dërgua në spitalin “Cedars-Sinai”, ku iu diagnostikua një aneurizëm kardiake. Ajo ndërroi jetë të mërkurën pasdite, në mënyrë të qetë, pasi zemra e saj pushoi së rrahuri.

Aktorja lë pas djalin e saj 23-vjeçar, Cameron, i cili merret me muzikë. Johnson kishte gjithashtu një lidhje shumë të afërt me mbesën e saj, Rhondën, të cilën e kishte rritur që nga mosha 16-vjeçare.

E lindur në Pittsburgh të Pensilvanisë, Kimmarie Johnson studioi arsim fillor dhe psikologji të fëmijëve në Universitetin e Kalifornisë. Para se të hynte në botën e aktrimit, ajo punoi si stjuardesë dhe më pas u zbulua nga një agjenci modelimi, duke marrë pjesë në fushata për marka të njohura si “Oscar de la Renta” dhe “United Colors of Benetton”.

Në vitin 1992, ajo fitoi konkursin “Miss Pennsylvania” dhe më vonë garoi për titullin “Miss USA”.

Karrierën e aktrimit e nisi pas shpërnguljes në Los Anxhelos, në vitin 1996. Debutimin televiziv e pati më 1998, kur interpretoi personazhin e Judy-t në një episod të serialit “Beverly Hills, 90210”.

Më pas, ajo u shfaq edhe në filmin “Dude, Where’s My Car?” të vitit 2000, si dhe në produksione të tjera, përfshirë “Gang Warz”, “Spanish Fly”, “Shadow Fury” dhe “The Summer of Massacre”.

Pas lindjes së djalit të saj, në vitin 2003, Johnson u tërhoq nga aktrimi. Paraqitja e saj e fundit televizive ishte në vitin 2017, në serialin “Tucker’s War”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar” për kontributin në zhvillimin e FSK-së

Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar” për kontributin në zhvillimin e FSK-së

Aksidentohet rëndë autobusi me nxënës në Francë – raportohet për disa viktima

Aksidentohet rëndë autobusi me nxënës në Francë – raportohet për disa viktima

“As në Afrikë s’blehen”, qytetari i irrituar me gjendjen në Spitalin e Gjilanit, u detyrua të blinte edhe penj

“As në Afrikë s’blehen”, qytetari i irrituar me gjendjen në Spitalin e Gjilanit, u detyrua të blinte edhe penj