Vdes në moshën 38-vjeçare mundësi i WWE-së, Bronson Reed

Vdes në moshën 38-vjeçare mundësi i WWE-së, Bronson Reed

Vdes në moshën 38-vjeçare mundësi i WWE-së, Bronson Reed

Mundësi profesionist australian Bronson Reed, emri i vërtetë i të cilit ishte Jermaine Haley, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, ka njoftuar organizata World Wrestling Entertainment (WWE).

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar të WWE-së, sportisti ka vdekur të premten si pasojë e komplikimeve mjekësore, pa u bërë të ditura detaje të tjera.

“Jermaine ishte një figurë madhështore në WWE, por mbi të gjitha, ai ishte një person fenomenal, një familjar i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur”, thuhet në njoftimin e WWE-së, e cila shprehu ngushëllime për bashkëshorten e tij shtatzënë, Paige, dhe vajzën e tyre.

Ai u nderua mbrëmjen e së premtes në eventin e WWE-së në “Akins Ford Arena” në Athens të Georgias, ku u mbajt ceremonia e 10 goditjeve të kambanës, ndërsa mundësi Kevin Owens mbajti një shirit me emrin “Bronson” dhe përcolli një mesazh të ndjerë:

“E dija me siguri se, përtej performancës në këtë ring, ai e donte familjen e tij më shumë se çdo gjë. Ndaj sonte, nëse ka diçka për të mësuar nga një tragjedi e tillë, është të kujdesemi për njëri-tjetrin, ta duam dhe ta falim njëri-tjetrin. Bronson, ishim me fat që të patëm dhe do të na mungosh pafundësisht.”

Reagime e ngushëllime pati edhe nga emra të njohur të mundjes, përfshirë Ric Flair, Diamond Dallas Page dhe Brendan Vink.

Sipas raportimeve, Haley po rikuperohej nga lëndimet e marra në fillim të nëntorit në eventin WWE Crown Jewel në Riad të Arabisë Saudite, pasi u hodh nga skena mbi tavolina. Ai kishte nisur karrierën si Jonah Rock dhe J-Rock, iu bashkua WWE-së në vitin 2019, u rikthye në vitin 2022 pas një largimi të shkurtër dhe fitoi André the Giant Memorial Battle Royal në vitin 2024.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tensione në protestën në Tiranë, hidhen molotovë drejt godinave të ministrive – policia përgjigjet me ujë

Tensione në protestën në Tiranë, hidhen molotovë drejt godinave të ministrive – policia përgjigjet me ujë

PSG po shqyrton mundësinë e transferimit të Estevaos nga Chelsea për një shifër shumë të arsyeshme

PSG po shqyrton mundësinë e transferimit të Estevaos nga Chelsea për një shifër shumë të arsyeshme

Bastisje në pronat e policit të dyshuar për 136 kg marihuanë

Bastisje në pronat e policit të dyshuar për 136 kg marihuanë