Bastisje në pronat e policit të dyshuar për 136 kg marihuanë

Bastisje në pronat e policit të dyshuar për 136 kg marihuanë

Bastisje në pronat e policit të dyshuar për 136 kg marihuanë

Rasti i sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të daljes Doganaj-Kaçanik, po merr përmasa të reja. Krahas personave të arrestuar, tashmë është zbuluar edhe identiteti i zyrtarit policor që dyshohet se ka lidhje me këtë rast.

Sponsor 3M Express

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Abdullah Shalën, nga fshati Atmaxhë i Prizrenit, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e trafikut të narkotikëve.

Sipas këtyre informacioneve, Shala aktualisht ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Derisa gjatë ditës së djeshme, policia ka bastisur shtëpinë dhe banesa dhe villa.

Sipas informacioneve të siguruar nga Sinjali, aty janë gjetur disa çanta të ngjashme me ato me të cilat ishte bartur droga, por jo edhe polici i dyshuar.

Bastisje për Sinjalin e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini.

“Derisa për prova është herët të flitet”, deklaroi Çerkini për Sinjalin.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tensione në protestën në Tiranë, hidhen molotovë drejt godinave të ministrive – policia përgjigjet me ujë

Tensione në protestën në Tiranë, hidhen molotovë drejt godinave të ministrive – policia përgjigjet me ujë

PSG po shqyrton mundësinë e transferimit të Estevaos nga Chelsea për një shifër shumë të arsyeshme

PSG po shqyrton mundësinë e transferimit të Estevaos nga Chelsea për një shifër shumë të arsyeshme

Komandanti i Policisë i vjen Ramës me një letër: Kryeprokurori ndalon punimet për muralin

Komandanti i Policisë i vjen Ramës me një letër: Kryeprokurori ndalon punimet për muralin