Zbulohet një fermë gjigante marihuane nën një kënd lojërash për fëmijë në Spanjë

Zbulohet një fermë gjigante marihuane nën një kënd lojërash për fëmijë në Spanjë

Zbulohet një fermë gjigante marihuane nën një kënd lojërash për fëmijë në Spanjë

Një fermë e fshehtë e kultivimit të marihuanës është zbuluar në Spanjë, në një bunker nëntokësor të ndërtuar nën një kënd lojërash për fëmijë.

Sponsor 3M Express

Kompleksi u zbulua në qytetin Las Gabias, në provincën e Granadës, ndërsa hetuesit e cilësuan si fermën më të madhe dhe më të avancuar teknologjikisht të këtij lloji në rajon.

Ajo që e bënte edhe më të pazakontë rastin ishte mënyra se si ishte fshehur hyrja e bunkerit. Ajo ndodhej nën barin artificial, pranë luhatëseve dhe një shtëpize për lojëra të fëmijëve. Qasja në objekt bëhej përmes një kapaku me mekanizëm hidraulik, raporton nyt.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi një plantacion me sipërfaqe rreth 180 metra katrorë, të ndarë në dy dhoma. Ato ishin pajisur me sisteme të avancuara të ventilimit, ndriçimit dhe kontrollit të temperaturës, ndërsa lartësia e tavaneve arrinte deri në pesë metra.

Autoritetet sekuestruan gjithsej 1 mijë e 954 bimë marihuanë. Hetimet zbuluan gjithashtu se energjia elektrike për funksionimin e fermës merrej në mënyrë të paligjshme, përmes një lidhjeje me linjën më të afërt të furnizimit.

Sipas hetuesve, kompleksi konsumonte aq energji elektrike sa rreth 100 amvisëri të zakonshme, duke dëshmuar përmasat e instalimeve dhe pajisjeve të përdorura për kultivimin e drogës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Bastisje në pronat e policit të dyshuar për 136 kg marihuanë

Bastisje në pronat e policit të dyshuar për 136 kg marihuanë

Komandanti i Policisë i vjen Ramës me një letër: Kryeprokurori ndalon punimet për muralin

Komandanti i Policisë i vjen Ramës me një letër: Kryeprokurori ndalon punimet për muralin

Rrugët pas reshjeve të borës, deklarohet Ministria e Infrastrukturës (VIDEO)

Rrugët pas reshjeve të borës, deklarohet Ministria e Infrastrukturës (VIDEO)