Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në gatishmëri 24 orë në ditë, në përballje me uljen e temperaturave dhe krijimin e ngricave.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdon pastrimi i borës dhe trajtimi me kripë i segmenteve rrugore ku ka ngrica, me vëmendje të veçantë në zonat malore.

Ministria u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të respektojnë sigurinë e ekipeve që po punojnë në terren dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Burimi: RTKLive





