Vajza dyshohet se e goditi nënën me çelësat e shtëpisë në kokë – 51-vjeçarja nga Kamenica përfundon e lënduar, denoncon rastin në Polici

Një mosmarrëveshje familjare në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës dyshohet se ka përfunduar me dhunë fizike, ku një 24-vjeçare ka goditur nënën e saj me çelësat e shtëpisë, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës, afër syrit. Rasti është denoncuar në Polici disa ditë pas incidentit, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për dhunë në familje.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 19:00, në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, N.K. 51 vjeçare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, E.K. 24 vjeçare, pas një mosmarrëveshjeje brenda familjes.

Gjatë përplasjes, 24-vjeçarja dyshohet se e ka goditur nënën me çelësat e shtëpisë në anën e majtë të kokës, pranë syrit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Pavarësisht se incidenti kishte ndodhur më 1 nëntor, nëna është paraqitur në Stacionin Policor të Kamenicës katër ditë më vonë, më 5 nëntor, rreth orës 16:00, ku ka denoncuar vajzën e saj.

Pas pranimit të denoncimit, Policia ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit për rrethanat e rastit.

Me udhëzim të Prokurorisë, është iniciuar rast për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa lënda i është referuar njësisë përkatëse të hetimeve për procedim të mëtejshëm.

Në informacionet fillestare nuk bëhet e ditur nëse ndaj 24-vjeçares është marrë ndonjë masë ndalimi.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E kërkonte Gjykata në Drenas, ndalohet në kufi te Hani i Elezit – 25-vjeçari përfundon në burg për të vuajtur dënimin prej 80 ditësh

E kërkonte Gjykata në Drenas, ndalohet në kufi te Hani i Elezit – 25-vjeçari përfundon në burg për të vuajtur dënimin prej 80 ditësh

Nesër mbyllet përkohësisht “Rruga B”

Nesër mbyllet përkohësisht “Rruga B”

Rruga ‘Shyqri Tahiri’ në Zhegër të Gjilanit, e harruar nga institucionet (VIDEO)

Rruga ‘Shyqri Tahiri’ në Zhegër të Gjilanit, e harruar nga institucionet (VIDEO)