Doresa humb dy kilogram pas ngjarjeve të fundit: Vazhdoni me përhap rrena, e kam ditë që keni me m’versulë

Influencerja e njohur shqiptare, Doresa, ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka humbur dy kilogram, duke treguar se mezi është ushqyer dhe nuk ka arritur të bëjë gjumë të mjaftueshëm.

Sponsor 3M Express

Kjo vjen pasi influencerja theu heshtjen së fundmi për një ngjarje të ndodhur rreth 10 vjet më parë, kur pretendon se ishte bullizuar nga një grup vajzash në Facebook.

Grupi në të cilin, sipas saj, ishte bullizuar, administrohej në atë kohë nga banorja aktuale e Big Brother VIP Kosova, Jona Krasniqi.

Së fundmi, Doresa ka treguar se kjo situatë dhe reagimet që pasuan vendimin e saj për të folur publikisht kanë ndikuar edhe në gjendjen e saj emocionale dhe fizike.

Ajo ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve mezi ka arritur të ushqehet dhe të flejë, ndërsa ka reaguar edhe ndaj, siç i cilëson ajo, gënjeshtrave që po përhapen për të.

“Këto ditë mezi kam hanger, mezi kam flejtë… Mundeni me vazhdu me përhap rrena për mu. E kam ditë shumë mirë, çfarë rreziku po marr në momentin që vendosa me e ngritë zërin. E kam ditë që keni me m’vërsulë dhe keni me provu me më shkatërru edhe ma shumë, tamam qysh keni bo krejt këto vite”, ka shkruar Doresa.

“Vazhdoni rrenat tuaja, sa të doni, unë nuk ka me ra në nivelin tuaj e as nuk ka me ju dhanë vëmendjen që po e kërkoni”.

“Por një gjë ju premtoj: Ka me u çu përsëri. Ka me vazhdu përpara. Nuk keni me më thy. Shihemi së shpejti”, përfundoi ajo.

Ndërkohë, influencerja ka publikuar edhe një fotografi të vetes në peshore, ku ka treguar peshën aktuale, duke bërë të ditur se ka humbur dy kilogramë gjatë ditëve të fundit.

Foto: Doresa / Instagram

Lexo edhe

Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

ICMG dhe Kosova drejt një takimi të ri para vendimit të 19 dhjetorit për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

ICMG dhe Kosova drejt një takimi të ri para vendimit të 19 dhjetorit për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

Ndalohet një 43-vjeçar nga Koçani, zbardhen katër vjedhje të rënda nëpër shtëpi

Ndalohet një 43-vjeçar nga Koçani, zbardhen katër vjedhje të rënda nëpër shtëpi