Për shkak të zhvillimit të edicionit të parë të garës me biçikleta “Criterium Prishtina 2026”, nesër “Rruga B” do të jetë e bllokuar përkohësisht për qarkullimin e automjeteve nga ora 08:30 deri në 12:00.

Njoftimi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Detajet e Bllokimit dhe Itinerarit: Zona e kufizuar: Rruga B – nga segmenti poshtë te rrethi i lidhjes me Rrugën A e deri lart te rrethi i Maxi 24. Qarkullimi në rrethrrotullim: Rrethrrotullimi te Maxi 24 NUK do të bllokohet; shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal”, thuhet në njoftim.
Komuna ka lutur qytetarët që për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik, të përdorin rrugët alternative si: “Rruga A”, “Rruga C” dhe rruga “Fadil Vata”, përmes “Bregut të Diellit”.
Burimi: Insajderi




