Hamilton sulmon sërish Leclercin: Është shumë agresiv në pistë

Hamilton sulmon sërish Leclercin: Është shumë agresiv në pistë

Hamilton sulmon sërish Leclercin: Është shumë agresiv në pistë

Tensionet mes dy pilotëve të Ferrarit duket se janë ende larg zgjidhjes, pasi Hamilton ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij gjatë qëndrimit në Interlagos të Brazilit, ku këtë fundjavë zhvillohet gara e radhës në Formula 1.

Piloti britanik nuk e ka fshehur zhgënjimin për atë që ndodhi në Meksikë, duke pretenduar se Leclerc ka qenë tepër agresiv në përballjet mes tyre.

Sponsor 3M Express

“Po, mendoj se është shumë agresiv kur më sulmon në pistë. Nuk mund të them më shumë. Në Singapor ishte në brendësi kur sulmoi Verstappenin, por më pas u tërhoq. Në Meksikë situata ishte krejtësisht ndryshe. Nëse shikoni ish-bashkëlojtarët e tij, ai ka bërë të njëjtën gjë edhe me Vettelin dhe Sainzin”, deklaroi Hamilton.

Britaniku pranoi se ende është i frustruar nga incidenti dhe bëri të ditur se çështja do të diskutohet brenda skuadrës.

“Jam ende i frustruar. Do të flasim me skuadrën kur të jetë momenti i duhur. Në Meksikë kishim mundësinë të fitonim për Ferrarin dhe madje të siguronim një dopietë pa shumë vështirësi. Duhet të punojmë që situata të tilla të mos përsëriten”, theksoi shtatë herë kampioni i botës.

Hamilton foli edhe për marrëdhënien e Leclercit me Ferrarin, ku piloti nga Monako është pjesë prej tetë vitesh, duke pranuar se integrimi i tij në një skuadër me histori dhe hierarki të konsoliduar nuk ka qenë një sfidë e lehtë.

“Charles është pjesë e kësaj skuadre prej tetë vitesh dhe është shumë i integruar. Gjithmonë e kam respektuar këtë aspekt. Kam punuar për të ndërtuar një marrëdhënie të mirë me të dhe për të qenë në harmoni. Dua gjithmonë të kem respektin e të tjerëve. Nuk është e lehtë të integrosh një person si unë në skuadër, sepse jam shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për ndryshime”, përfundoi Hamilton.

Ndërkohë, Leclerc nuk ishte i pranishëm në ditën e mediave në Interlagos, pasi ishte kthyer në Evropë për të qëndruar pranë familjes pas lindjes së fëmijës së tij.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

E kërkonte Gjykata në Drenas, ndalohet në kufi te Hani i Elezit – 25-vjeçari përfundon në burg për të vuajtur dënimin prej 80 ditësh

E kërkonte Gjykata në Drenas, ndalohet në kufi te Hani i Elezit – 25-vjeçari përfundon në burg për të vuajtur dënimin prej 80 ditësh

Nesër mbyllet përkohësisht “Rruga B”

Nesër mbyllet përkohësisht “Rruga B”

Rruga ‘Shyqri Tahiri’ në Zhegër të Gjilanit, e harruar nga institucionet (VIDEO)

Rruga ‘Shyqri Tahiri’ në Zhegër të Gjilanit, e harruar nga institucionet (VIDEO)