Ugandë: Dyshohet se vrau dhe hëngri 38 persona, arrestohet vrasësi serial

Ugandë: Dyshohet se vrau dhe hëngri 38 persona, arrestohet vrasësi serial

Ugandë: Dyshohet se vrau dhe hëngri 38 persona, arrestohet vrasësi serial

Një person i dyshuar si vrasës serial në Ugandë është arrestuar, pasi akuzohet për vrasjen dhe ngrënien e 38 personave gjatë një periudhe 15-vjeçare, nga viti 2010 deri në vitin 2025.

Sponsor 3M Express

Sipas autoriteteve, i dyshuari, i identifikuar si Mujurizi Moses, dyshohet se hynte në banesat e viktimave duke hapur vrima në mure dhe më pas sulmonte familjet me hanxhar.

Lajmin për arrestimin e tij e bëri të ditur kreu i policisë së Ugandës, Muhoozi Kainerugaba, i cili e cilësoi atë si një nga kriminelët më të rrezikshëm në historinë e vendit, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet po hetojnë edhe lidhjen e tij me disa vrasje të familjeve të tëra në rajonet Masaka, Ibanda dhe Kazo. Ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë dalë me pretendime se i dyshuari ka vrarë të afërmit e tyre.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në dhjetëra sulme të ngjashme, ndërsa në një rast veçanërisht të rëndë, viktima ishte një pastor pentekostal dhe familjarët e tij.

I dyshuari pritet të përballet me drejtësinë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar një gjykim publik dhe dënim me vdekje. Megjithatë, akuzat për numrin e viktimave dhe kanibalizmin mbeten për t’u verifikuar nga hetimet dhe procesi gjyqësor.

Lexo edhe

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?