Nis faza e dytë e rehabilitimit të rrugës Kijevë–Malishevë, investim prej 1.1 milion eurosh

Nis faza e dytë e rehabilitimit të rrugës Kijevë–Malishevë, investim prej 1.1 milion eurosh

Nis faza e dytë e rehabilitimit të rrugës Kijevë–Malishevë, investim prej 1.1 milion eurosh

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë–Malishevë (R119).

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka njoftuar se kjo fazë përfshin një segment prej 3.1 kilometrash, për të cilin Qeveria Kurti ka ndarë 1.1 milion euro.

Sipas tij, projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore për më shumë se 11 mijë banorë të kësaj zone.

“Për vite me radhë, kjo rrugë është trajtuar vetëm me mirëmbajtje. Tani po bëjmë rikonstruktimin e plotë të saj, që përfshin asfaltimin, rregullimin e trotuareve dhe stacioneve të autobusëve, sistemin e kullimit dhe sinjalizimin rrugor”, ka shkruar Basha.

Ai ka bërë të ditur se, së bashku me fazën e parë, projekti përfshin gjithsej 11.7 kilometra, duke mbuluar të gjithë segmentin Kijevë–Malishevë.

“Po vazhdojmë me punë dhe investime konkrete për infrastrukturë më të mirë, qarkullim më të lehtë dhe rrugë më të sigurta për qytetarët”, ka theksuar ministri. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Apeli anulon dënimin me 13 vjet burg ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet sërish në rigjykim

LEX | Apeli anulon dënimin me 13 vjet burg ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet sërish në rigjykim

Gjendja financiare e RTK-së mbetet `e rëndë`, pa model të qëndrueshëm financimi

Gjendja financiare e RTK-së mbetet `e rëndë`, pa model të qëndrueshëm financimi

Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt

Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt