‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Flaka Fazlija, e bija e doktorit të luftës, Fatmir Fazlija, ka rrëfyer në Klan Kosova për babanë e saj, një ditë pasi u gjetën mbetje mortore të tij, pas identifikimeve të para nga gërmimet në Kalludër dhe Jabukë.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Kosova Today”, Flaka foli për kontributin e babait të saj si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificën për lirinë dhe dhimbjen e familjes për zhdukjen e tij.

“Babai im, doktor Fatmir Fazlija, është mbi të gjitha mantelbardhë i lirisë, mjek i luftës. Ka kontribuuar në kuadër të UÇK-së si mjek. Mbi të gjitha, në mesin e shumë ëndrrave të tij, ka qenë ëndrra jonë e përbashkët si popull, ëndrra për liri. Kjo ka bërë që të sakrifikojë një potencial të madh që ka pasur, një rrugë që e kishte filluar me shumë mbarësi dhe t’i dedikohet kauzës kombëtare”, u shpreh ajo.

Ajo tregoi se familja e saj e ka origjinën nga Drenica, ndërsa bëri të ditur se edhe daja i saj, Ali Haliti, është në mesin e personave të identifikuar në varrezën masive.

“Ne jemi me origjinë nga rajoni i Drenicës, vendlindja e UÇK-së, vendlindja e babait tim, por edhe e dajës tim, i cili është në mesin e kufomave të identifikuara në varrezën masive, Ali Haliti”, tha ajo.

Ajo rrëfeu edhe për faktin se nuk e ka njohur kurrë babanë, pasi ishte vetëm një muajshe kur ai u zhduk.

“Unë kam qenë e sapolindur kur është zhdukur babai, kam qenë njëmuajshe. Jo, babanë nuk e kam parë. Një ushtar i ka treguar që është bërë baba për herë të tretë, që kam lindur unë dhe më kanë quajtur me emrin Flaka. Unë linda në flakën e lirisë, edhe në kuptimin e flakës së shpresës”, rrëfeu Flaka.

Ndërkohë, Qeveria njoftoi të martën se ka pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave, përveç Fatmir Fazlijajt, janë identifikuar edhe Adem Ademi dhe Ali Haliti, pjesëtarë të Grupit të Intelektualëve.

Lexo edhe

LEX | Apeli anulon dënimin me 13 vjet burg ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet sërish në rigjykim

LEX | Apeli anulon dënimin me 13 vjet burg ndaj Muhamet Alidemajt, rasti kthehet sërish në rigjykim

Gjendja financiare e RTK-së mbetet `e rëndë`, pa model të qëndrueshëm financimi

Gjendja financiare e RTK-së mbetet `e rëndë`, pa model të qëndrueshëm financimi

Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt

Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt