U zhduk në orët e para të mëngjesit, familja e kërkonte prej dy ditësh – 19-vjeçari nga Vitia paraqitet vetë në Polici, tregon ku kishte qëndruar

Ka marrë fund shqetësimi i familjes nga fshati Beguncë i Vitisë, pasi 19-vjeçari A.Z, i raportuar i zhdukur nga motra e tij, është paraqitur vetë në Polici. Ai ka deklaruar se gjatë kohës kur familjarët nuk kishin informacione për vendndodhjen e tij, kishte qëndruar te një shok në Ferizaj, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Rasti ishte raportuar më 20 nëntor, rreth orës 10:00, nga motra e tij, A.Z, e cila kishte kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen e vëllait.

Sipas deklarimit të saj, A.Z ishte larguar nga shtëpia më 19 nëntor, rreth orës 03:00 të mëngjesit, dhe nuk ishte kthyer më.

Familjarët kishin tentuar ta kontaktonin në telefon, por ai nuk u ishte përgjigjur thirrjeve.

Motra kishte deklaruar se komunikimin e fundit me të e kishte pasur përmes një videotelefonate, në orët e para të 19 nëntorit, kur ai ndodhej në Ferizaj.

Pas denoncimit, Policia kishte njoftuar Prokurorinë e Shtetit dhe kishte iniciuar rastin “Person i zhdukur”.

Megjithatë, të premten, më 20 nëntor, rreth orës 21:45, i riu është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Viti.

Ai u ka deklaruar zyrtarëve policorë se gjatë mungesës kishte qëndruar te një shok i tij në Ferizaj.

Pas paraqitjes së tij, Prokuroria është njoftuar për zhvillimet e reja dhe është udhëzuar që rasti të procedohet me raport të veçantë në Prokurorinë Themelore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

E trishtë: Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike