Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Duhet të superduartrokitet, Rudina vlerëson lojën e Arlindës, Resuli e quan kontradiktore

Opinionistët Rudina dhe Resul Sinani kanë komentuar lojën e Arlindës dhe raportet e saj me banorët e tjerë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

Sponsor 3M Express

Rudina vlerësoi faktin që Arlinda respekton veten dhe mbron mendimin e saj, por theksoi se duhet të tregojë të njëjtin respekt edhe ndaj mendimeve të të tjerëve.

“Arlinda duhet të superduartrokitet, sepse e respekton veten dhe thotë: ‘Ku është mendimi im?’. Por do të doja nga Arlinda t’i respektonte edhe mendimet e të tjerëve. Ti ke zgjedhur të luash e vetme dhe ke zgjedhur të jesh protagoniste që nga fillimi”, ka thënë Rudina.

Nga ana tjetër, Resul Sinani vuri në dukje atë që e konsideron si kundërthënie në deklaratat e Arlindës, duke theksuar se ajo fillimisht shprehet se luan e vetme, ndërsa më pas ankohet se banorët e lënë vetëm.

“Ka raste kur ka një mendim kolektiv, edhe pse nuk mendoj që të gjithë aty e kanë atë mendim. Ti je kontradiktore, në një formë thua se je e vetme dhe më pas u kthehesh banorëve duke thënë se po të lënë vetëm”, ka thënë Resuli. /Telegrafi/


– YouTube www.youtube.com


Lexo edhe

I dënuar me 9 vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, kapet 41-vjeçari në Shqipëri

I dënuar me 9 vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, kapet 41-vjeçari në Shqipëri

Adriani eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 5, publiku shpëton pesë banorë të tjerë

Adriani eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 5, publiku shpëton pesë banorë të tjerë

Kosova përballë një dimri tjetër me pasiguri energjetike

Kosova përballë një dimri tjetër me pasiguri energjetike