U transportua me autoambulancë pa drita e sirenë, Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 43-vjeçares në Klinë – intervistohet stafi mjekësor

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë veprime hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së 43-vjeçares Albona Morina, e cila ndërroi jetë pasi kërkoi ndihmë mjekësore në QKMF-në e Klinës.

Sponsor 3M Express

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka deklaruar për Gazetën Sinjali se, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes, është autorizuar Policia e Kosovës që të sigurojë dosjen e trajtimit mjekësor të pacientes.

Po ashtu, sipas Nikçit, është intervistuar edhe stafi mjekësor që ishte i përfshirë në trajtimin e saj.

“Për shkaqe të vdekjes, me qëllim të kuptimit të shkaqeve të vdekjes së viktimës, njëkohësisht është autorizuar edhe Policia e Kosovës për ta siguruar dosjen e trajtimit mjekësor të viktimës. Është intervistuar stafi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është në IML për t’iu bërë obduksioni”, ka deklaruar Nikçi për Sinjalin.

Rezultatet e obduksionit dhe dokumentacioni mjekësor pritet të jenë pjesë e procedurave që do të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave në të cilat ndodhi vdekja.

Ndryshe, 43-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë mjekësore të premten, më 13 nëntor, në QKMF-në e Klinës. Pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar, personeli mjekësor kishte vendosur ta transportonte drejt Spitalit Rajonal të Pejës, ku pas mbërritjes mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vdekja e 43-vjeçares, drejtori i Shëndetësisë në Klinë mohon se autoambulanca kishte mungesë sinjalizimi – tregon pse u thirr Policia

Vdekja e 43-vjeçares, drejtori i Shëndetësisë në Klinë mohon se autoambulanca kishte mungesë sinjalizimi – tregon pse u thirr Policia

Hetohet vdekja e një gruaje që u dërgua nga Klina në Spitalin e Pejës

Hetohet vdekja e një gruaje që u dërgua nga Klina në Spitalin e Pejës

Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri