Dhunë ndaj gruas, motrës, babait e dhunë ndaj bashkëshortit – disa raste të raportuara në Polici në 24 orët e fundit

Dhunë ndaj gruas, motrës, babait e dhunë ndaj bashkëshortit – disa raste të raportuara në Polici në 24 orët e fundit

Dhunë ndaj gruas, motrës, babait e dhunë ndaj bashkëshortit – disa raste të raportuara në Polici në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për disa raste të dhunës në familje të raportuara në raportin 24 orësh.

Sponsor 3M Express

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Obiliq, Pejë, Klinë, Malishevë e Gjakovë.

Lexoni raportin policor:

Prishtinë 13.11.2026 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtrua dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 7 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 12.11.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij të mitur. Viktima pas intervistimit në prezencë që zyrtarit për punë sociale është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Obiliq 13.11.2026 – 11:30. Është arrestuar i mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 13.11.2026 – NN. Është raportuar se babai, i dyshuari mashkull kosovar, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së mitur. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 27.08.2026 – NN. Më 13.11.2026 është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike. Prezenca e të dyshuarit akoma nuk është siguruar dhe i njëjti është në kërkim të policisë.

Klinë 13.11.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Pejë 10.11.2026 – 13:00. Me 13.11.2026 është raportuar rasti ku të përfshirë ishin babai- i dyshuar që dyshohet të ketë shkaktuar dhunë psikike dhe vajza e tij-viktimë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 13.11.2026 – 22:20. Është raportuar rasti ku viktimë është bashkëshorti dhe si e dyshuar bashkëshortja e cila dyshohet se në se në vazhdimësi ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj të gjithë familjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale. Rasti është duke u hetuar.

Malishevë 12.11.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në vazhdimësi kishte shkaktuar probleme në shtëpi dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Viktimave u është ofruar ndihma shëndetësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 13.11.2026 – 17:30. Është raportuar se vëllai-i dyshuari mashkull kosovar– me probleme mendore, e ka keqtrajtuar vëllain tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

Dvalishvili thyen heshtjen pas sulmit brutal nga Nurmagomedov dhe miqtë e tij

Dvalishvili thyen heshtjen pas sulmit brutal nga Nurmagomedov dhe miqtë e tij

Policia heton një rast të vdekjes në Klinë, shkoi për trajtim në QKMF në Klinë dhe iu keqësua gjendja

Policia heton një rast të vdekjes në Klinë, shkoi për trajtim në QKMF në Klinë dhe iu keqësua gjendja

Vdekja e 43-vjeçares, drejtori i Shëndetësisë në Klinë mohon se autoambulanca kishte mungesë sinjalizimi – tregon pse u thirr Policia

Vdekja e 43-vjeçares, drejtori i Shëndetësisë në Klinë mohon se autoambulanca kishte mungesë sinjalizimi – tregon pse u thirr Policia