Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në tentativë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë, të premten në ora 21:37.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pikën e derivateve, aty ishte shfaqur i dyshuari mashkull i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës u kishte kërkuar para. I dyshuari, pasi nuk ka arritur të marrë para, e kishte hequr maskën duke u thënë ankuesve se ‘ka bërë shaka’ dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin policor.
Pas një kohe i dyshuari është paraqitë te zyrtarët policorë gjersa kanë qenë në vendin e ngjarjes nga i cili kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet ishte përdorë në rast.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/





