Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të premten se ka marrëdhënie të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Kinën.

Ai shtoi se, pas takimit dypalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, është e qartë se ky i fundit dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes rrugëve diplomatike, shkruan cnn.
“Unë kam marrëdhënie të mira me Rusinë. Kam marrëdhënie të mira me Kinën. Kam marrëdhënie të mira me shumë njerëz”, tha 80-vjeçari gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.
“Zhvillova një takim dypalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili shprehu qartë dëshirën e tij që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë përmes mjeteve diplomatike. Gjithashtu, kam biseduar me përfaqësuesit tanë, të cilët po bëjnë një punë të mirë. Por është një punë e vështirë. Është vërtet e vështirë. Problemi është se presidenti (i Ukrainës, Volodymyr) Zelensky dhe presidenti Putin kanë një urrejtje të jashtëzakonshme ndaj njëri-tjetrit, dhe kjo nuk është kurrë e lehtë”, deklaroi Trump.
Bisedimet e paprecedenta trepalëshe mes liderëve të Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të mbajtura të enjten, nuk prodhuan ndonjë përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë.
Ndërkohë, Putin duket se e shfrytëzoi këtë takim, gjatë të cilit Trump e cilësoi atë si “mik”, për të përsëritur para audiencës ndërkombëtare kërkesat e tij maksimale lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë. /Telegrafi/





