Trump thotë se masa e ashpër ndaj imigracionit ishte “tepër e rreptë” dhe ndikoi në humbjen në zgjedhjet e mesmandatit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se masa e tij e ashpër ndaj imigracionit ishte “tepër e rreptë” – një nga tërheqjet e tij më të qarta publike nga një shtyllë thelbësore e agjendës së tij politike – pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet e ndërmjetme.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të rrjetit CBS, Trump u shpreh se beson se meriton notën “A plus” për kufizimin drastik të kalimeve të paligjshme të kufirit, por pranoi se është “dëmtuar” politikisht nga dëbimet masive.

Ky pranim vjen ndërkohë që Departamenti i Sigurisë Kombëtare këmbëngul se nuk po tërhiqet nga zbatimi i këtyre masave të ashpra, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sondazhet e kryera ditën e zgjedhjeve treguan se çështja e imigracionit renditej e treta për nga rëndësia për votuesit, pas ekonomisë dhe gjendjes së demokracisë.

Në shtete historikisht konservatore, si Teksasi, kalimi i votuesve me origjinë latine drejt demokratëve ndihmoi në sigurimin e fitoreve të thella të Partisë Demokratike në Kongres.

Presidenti i tha emisionit “60 Minutes” se çështja e imigracionit “edhe i ndihmoi, edhe i dëmtoi” kolegët e tij republikanë në zgjedhjet e ndërmjetme të së martës.

“Mendoj se meritoj notën ‘A plus’ për mbylljen e kufirit”, tha ai në emisionin që u transmetua të dielën në mbrëmje.

Ai shtoi: “Sa i përket largimit të njerëzve, marr vlerësime shumë të larta për largimin e atyre të këqijve”.

“Por më vjen keq, sepse kemi marrë edhe njerëz që kishin punë të mira, të cilët kishin kryer vetëm një shkelje – ose thyerje të ligjit – e cila ishte fakti se kishin hyrë në vend në mënyrë të paligjshme. Mendoj se ishte tepër e ashpër”, tha më tej presidenti.

Trump gjithashtu theksoi se do të “dëshironte shumë të bënte diçka lidhur me imigracionin” së bashku me demokratët në Kongres, pa dhënë detaje të mëtejshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë