LDK i reagon Shiroka Pulës: E papranueshme largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së Rugovës

LDK i reagon Shiroka Pulës: E papranueshme largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së Rugovës

LDK i reagon Shiroka Pulës: E papranueshme largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së Rugovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj presidentes së vendit, Justina Shiroka Pula, pasi sipas këtij subjekti politik, ajo ka larguar nga vendet e nderit në Presidencë fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe të Deklaratës së Pavarësisë.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e LDK-së thuhet se ato janë vendosur përkatësisht nga ish-presidentja Osmani dhe ish-presidenti Sejdiu.

Një vendim të tillë, LDK-ja e ka konsideruar si të prapranueshëm.

“Presidenca është institucion shtetëror ku nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar ai. Fotografia e Atit Themelues të Republikës së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë domethënie historike e shtetërore. Trajtimi i tyre si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe i papranueshëm.”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Në reagim thuhet se presidenti Ibrahim Rugova përfaqëson udhëheqjen historike të përpjekjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Kurse, sipas reagimit, Deklarata e Pavarësisë shpreh vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e sovran.

Nderimi i tyre në institucionin e Presidencës, sipas LDK-së, është shprehje e respektit ndaj historisë dhe identitetit shtetëror të Kosovës.

“Largimi i këtyre dy simboleve cenon këtë respekt institucional. Presidenca ka përgjegjësi të ruajë vazhdimësinë e shtetit dhe të nderojë trashëgiminë e tij. Kjo përgjegjësi tejkalon mandatin e secilit president dhe duhet të pasqyrohet edhe në mënyrën se si paraqitet shteti në hapësirat e tij zyrtare, para qytetarëve dhe përfaqësuesve të huaj.

LDK-ja kërkon rishikimin e këtij vendimi dhe rikthimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë në vendet e tyre të nderit në Presidencë. Një veprim i tillë do të dëshmonte respektin që institucioni i Presidentit duhet të ketë ndaj themeleve të Republikës që përfaqëson.”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

LDK i reagon Shiroka Pulës: E papranueshme largimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe fotografisë së Rugovës | Momenti