Trump: SHBA-ja dhe Kina duan të kontribuojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë

Trump: SHBA-ja dhe Kina duan të kontribuojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë

Trump: SHBA-ja dhe Kina duan të kontribuojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë

Deklarata u bë gjatë takimit të tij me presidentin kinez, Xi Jinping, në qytetin Shenzhen të Kinës.

“Po përpiqemi të japim kontributin tonë, lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Do të dëshiroja shumë që ai të përfundonte. Besoj se mund të flas në emër të të dyve kur them se këtë e dëshirojmë vërtet shumë”, u shpreh Trump.

Sponsor 3M Express

Deklarata e presidentit amerikan sugjeron një interes të përbashkët të Uashingtonit dhe Pekinit, për të kontribuar në përpjekjet diplomatike që synojnë përfundimin e konfliktit, i cili vijon prej vitit 2022.

Kina ka mbajtur deri tani një qëndrim, që e paraqet veten si mbështetëse të zgjidhjes politike dhe negociatave, ndërsa SHBA-ja ka qenë një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës në përballjen me agresionin rus.

Megjithatë, Trump nuk dha hollësi se në çfarë mënyre SHBA-ja dhe Kina synojnë të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund luftës dhe nëse është diskutuar ndonjë nismë konkrete negociuese. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon ambasadoren Gaidatzi, vlerëson qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës

Shiroka-Pula takon ambasadoren Gaidatzi, vlerëson qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim

Trump: SHBA-ja dhe Kina duan të kontribuojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë | Momenti