Napoli ia cakton çmimin De Bruynes, PSV-ja nis ofensivën për belgun

Napoli ia cakton çmimin De Bruynes, PSV-ja nis ofensivën për belgun

Napoli ia cakton çmimin De Bruynes, PSV-ja nis ofensivën për belgun

E ardhmja e Kevin De Bruynes te Napoli po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi PSV Eindhoven ka nisur lëvizjet për transferimin e mesfushorit belg në afatin kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, klubi holandez ka paraqitur një ofertë fillestare prej dy milionë eurosh, por ajo është refuzuar nga Napoli.

Presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis, ka përcaktuar çmimin prej rreth shtatë milionë eurosh për ta lejuar largimin e 35-vjeçarit.

Napoli nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga futbollisti belg, veçanërisht në mes të sezonit, kur do të kishte pak kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë.

Edhe trajneri Massimiliano Allegri nuk është në favor të largimit të De Bruynes, të cilin e konsideron njërin prej futbollistëve më me përvojë dhe me cilësitë më të mëdha teknike në skuadër.

Megjithatë, kalimi te PSV-ja do të ishte një mundësi interesante për belg­un, pasi do ta afronte me vendlindjen dhe familjen e tij, e cila dëshiron të rikthehet për të jetuar në Belgjikë.

Kontrata e De Bruynes me Napolin përfundon në qershor të vitit 2027, ndërsa klubi italian ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një sezon tjetër, por nuk pritet ta aktivizojë këtë opsion.

Një largim i mundshëm në janar do t’i mundësonte Napolit të kursente shpenzime të konsiderueshme për pagën dhe bonuset e lojtarit, duke përfituar financiarisht deri në rreth 10 milionë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | 21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë epilogu gjyqësor i rastit të 83 kilogramëve heroinë – tre dënohen, dy lirohen nga akuza

LEX | 21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë epilogu gjyqësor i rastit të 83 kilogramëve heroinë – tre dënohen, dy lirohen nga akuza

“Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?”

“Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?”

Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle

Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle