Dëm mbi 60 mijë euro nga vjedhjet në Fushë Kosovë, policia arreston tre persona

Dëm mbi 60 mijë euro nga vjedhjet në Fushë Kosovë, policia arreston tre persona

Dëm mbi 60 mijë euro nga vjedhjet në Fushë Kosovë, policia arreston tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa në Fushë Kosovë, gjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, pas një hetimi dymujor, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Fushë Kosovë ka zhvilluar një operacion më 18 nëntor, me ç’rast janë arrestuar tre shtetas kosovarë me inicialet A.B., F.H. dhe M.K.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa banesa, ndërsa dëmi i përgjithshëm material, sipas vlerësimeve fillestare, tejkalon 60 mijë euro.

Në mesin e gjërave të vjedhura kishte para të gatshme, stoli ari, sende me vlerë, si dhe armën zyrtare të një zyrtari policor.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, me urdhër të organeve të drejtësisë, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar si marihuanë.

Hetimet kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor.

Po ashtu, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në qytetin e Prizrenit.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vjedhje të rëndë, posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | 21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë epilogu gjyqësor i rastit të 83 kilogramëve heroinë – tre dënohen, dy lirohen nga akuza

LEX | 21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë epilogu gjyqësor i rastit të 83 kilogramëve heroinë – tre dënohen, dy lirohen nga akuza

“Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?”

“Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?”

Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle

Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle