Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Udhëtarët nga Zvicra që planifikojnë të udhëtojnë drejt Italisë këtë fundjavë duhet të përgatiten për anulime dhe ndërprerje të mundshme të transportit. Greva kombëtare e trenave në Itali, e cila nis të premten në mbrëmje dhe vazhdon deri të shtunën, do të prekë edhe disa linja hekurudhore që lidhin Ticino-n me Italinë.

Sponsor 3M Express

Në grevë do të përfshihen edhe linjat RE80, S30, S40 dhe S50 të Tilos, të cilat nuk do të qarkullojnë në territorin italian. Ndërsa brenda Zvicrës, trenat do të vazhdojnë të operojnë normalisht. Për udhëtarët drejt Aeroportit Malpensa janë paraparë autobusë zëvendësues nga Stabio, si dhe lidhje me autobusë nga stacioni Cadorna në Milano, raporton 20 minuten.

Megjithatë, disa trena ndërkombëtarë nga Zvicra drejt Milanos do të qarkullojnë edhe gjatë grevës. Sipas informacioneve të Trenitalias, në mesin e tyre janë EC 61 nga Bazeli, EC 65 po ashtu nga Bazeli dhe EC 29 nga Cyrihu.

Sipas orarit të publikuar, EC 61 niset nga Bazeli në orën 06:30 dhe arrin në Milano në orën 10:50, EC 65 niset në orën 12:30 dhe arrin në 16:55, ndërsa EC 29 nga Cyrihu niset në orën 18:33 dhe arrin në Milano në 22:50.

Çfarë të drejtash kanë udhëtarët që kanë blerë bileta?

Pasagjerët që kanë blerë bileta ndërkombëtare në Zvicër mund të përfitojnë nga rregullat e SBB-së në rast të anulimit të trenave për shkak të grevës në Itali.

Në këto raste, bileta zakonisht mund të rirezervohet pa pagesë për një tren tjetër gjatë së njëjtës ditë ose të kërkohet rimbursimi deri në një muaj pas datës fillestare të udhëtimit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, anulimi duhet të konfirmohet zyrtarisht nga kompania hekurudhore. Për procedurën e rimbursimit përgjegjëse është zyra ku është blerë bileta.

Edhe fluturimet nga Zvicra mund të preken

Problemet në transport nuk përfundojnë me trenat. Të dielën, më 22 nëntor, në Aeroportin Milano-Malpensa është paralajmëruar një grevë katërorëshe e kontrollorëve të trafikut ajror, nga ora 13:00 deri në 17:00.

Gjithashtu, janë paralajmëruar greva të personelit të sigurisë në aeroportin e Venecias dhe të punonjësve të aeroporteve në Pisa dhe Firence.

Kompania ajrore zvicerane ka bërë të ditur se është duke vlerësuar ndikimin e mundshëm të grevave në Itali në operacionet e saj të fluturimeve. Deri më tani, nuk ka konfirmuar nëse dhe cilat fluturime nga Zvicra mund të preken.

Në rast të anulimit të fluturimit për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, zakonisht nuk parashihet kompensim financiar, pasi kjo konsiderohet rrethanë e jashtëzakonshme. Megjithatë, kompanitë ajrore duhet të ofrojnë rimbursim ose fluturim alternativ dhe të kujdesen për pasagjerët gjatë pritjes.

Ndërkohë, të premten në Itali është paralajmëruar edhe një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e cila do të prekë shkollat, shëndetësinë, portet, taksitë dhe transportin publik lokal, përfshirë autobusët, tramvajet dhe metrotë./Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | 21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë epilogu gjyqësor i rastit të 83 kilogramëve heroinë – tre dënohen, dy lirohen nga akuza

LEX | 21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë epilogu gjyqësor i rastit të 83 kilogramëve heroinë – tre dënohen, dy lirohen nga akuza

“Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?”

“Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?”

Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle

Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle